Sport

Trajneri i Feronikelit i dëshpëruar me humbjen ndaj Dritës

Trajneri i Feronikelit, Faruk Elshani është shprehur i dëshpëruar me humbjen ndaj Dritës të martën 2:0.

Trajneri i skuadrës nga Drenasi shpreson që nga ndeshja e ardhshme të kthehen te fitorja

“Kur ke fond të varfër të lojtarëve dhe kur keni probleme me lëndime nuk arrin të luash më mirë.

Në pjesën e parë kemi luajtur shumë mirë por jo edhe në të dytën. Do të luftojmë dhe synojmë të kthehemi te fitorja”, deklaroi Elshani.