Sport

Futbollistet e Kosovës U19 startojnë me fitore në kualifikimet për “Euro 2022”

Descriptive Text

Përfaqësuesja U19 e Kosovës në futboll në konkurrencën e femrave, ka startuar me fitore në kualifikimet për “Euro 2022” që po mbahen në Poreç të Kroacisë.

Në ndeshjen e parë të Grupit 5 të Ligës B, Kosova ka triumfuar me rezultatin 3:0 ndaj Letonisë.

Në pjesën e parë, futbollistet kosovare shënuan dy gola përpara se të shënojnë edhe një tjetër në pjesën e dytë, që ta konfirmojnë fitoren përballe letonezeve.

Leunora Xhemaj (2’), Erona Bajrami (13’) dhe Fortesa Berisha (70’) kanë shënuar për fitoren e Kosovës.

Ndeshjen e radhës në këto kualifikime, Kosova e luan me Lihtenshtajnin (22 tetor) përpara se të përballet me Kroacinë (25 tetor), që është edhe dueli i fundit në grup në kuadër të raundit të parë kualifikues.

Kalimin në Ligën A (raundin e dytë kualifikues), e siguron ekipi që renditet i parë në grup, ndërsa tutje kalon edhe ekipi më i mirë i vendit të dytë prej gjashtë grupe ve të Ligës B.