Sport

Barcelona nis bisedimet me Fatin

Foto: Reuters

Barcelona është duke përgatitur kontratën e re për sulmuesin Ansu Fati.

“Mundo Deportivo” ka bërë të ditur se krerët e klubit gjatë javës do të takohen me menaxherin e lojtarit Jorge Mendes për të diskutuar rreth të ardhmes.

Fati është në vitin e fundit të kontratës së tij me katalonjasit. Klubi spanjoll do t’i ofrojë kontratë pesëvjeçare me rritje të dukshme të pagës.

Barça llogarit në shërbimet e talentit spanjoll, të cilit ia besoi edhe fanellën me numrin 10.

Fati 18-vjeçar këtë sezon në tri paraqitje ka shënuar dy gola.