Sport

City kërkon 80 milionë euro për Sterlingun

Raheem Sterling vazhdon të mbetet i pavendosur rreth të ardhmes së tij.

Sulmuesi anglez tash e disa kohë ka nisur bisedimet me Manchester Cityn për vazhdimin e kontratës, por nuk ka arritur të gjejë marrëveshjen.

Futbollisti anglez po kërkon të jetë pjesë e formacionit bazë për ta vazhduar kontratën me “Qytetarët”.

Kontrata aktuale 26-vjeçarit i skadon në vitin 2023.

Madje lojtari thuhet se e dëshiron largimin nga “Etihad Stadium”. Mediat angleze kanë raportuar të martën se Manchester City për ta liruar lojtarin po kërkon 80 milionë euro dëmshpërblim.

Interesim për sulmuesin e krahut ka shprehur Barcelona.