Sport

Kreu i federatës italiane thotë se Juventusi gaboi me transferimin e Ronaldos

Presidenti i Federatës së Futbollit të Italisë (FIGC), Gabriele Gravina është i bindur se Juventusi bëri lëvizje të gabuar kur e transferoi Cristiano Ronaldon nga Real Madridi. Ronaldo iu bashkua Juventusit në vitin 2018 për 110 milionë euro dhe u largua nga “Zonja e Vjetër” këtë verë për t’u kthyer te Manchester Unitedi për 25 milionë euro.

Me fanellën e Juventusit, Ronaldo shënoi 101 gola në 134 ndeshje me Juventusin në të gjitha garat, duke fituar pesë trofe, përfshirë këtu dy tituj kampioni në Serie A.

“Nuk besoj se Juventusi bëri lëvizje të mirë me transferimin e Ronaldos. Ardhja e tij në Itali ishte e mirë për futbollin italian, por jo operacion pozitiv edhe për Juventusin”, insistoi Gravina.