Sport

Liverpooli në garë për Tchouamenin

Liverpooli është skuadra e radhës që ka shprehur interesim për mesfushorin e Monacos, Aurelien Tchouameni. Lajmin e ka bërë të ditur të hënën “ESPN”.

Për reprezentuesin e Francës interesim kanë shprehur edhe dy skuadrat tjera angleze, Chelsea dhe Manchester United.

Në këtë garë për 21-vjeçarin është futur së fundi edhe Liverpooli.

Tchouameni me skuadrën franceze ka kontratë deri në verën e vitit 2024. Në 15 ndeshje në të gjitha garat ka shënuar dy gola.