Sport

Leicesteri prish serinë e Unitedit, City pa probleme ndaj Burnleyt

Descriptive Text

Leicesteri i ka dhënë fundit rekordit të Manchester Unitedit që ishte i pamposhtur në 29 ndeshje si mysafir në Premier League.

“Dhelprat” fituan në stadiumin e vetë me rezultat 4:2.

Tielemans (31’), Soyuncu (78’), Vardy (85’) dhe Daka (90’) realizuan për Leicesterin, ndërsa Greenwood (19’) dhe Rashford (82’) shënuan për mysafirët.

Unitedi mbetet në pozitën e pestë me 14 pikë, ndërsa Leicesteri i 11-ti ka 11 pikë.

City ka mposhtur Burnleyn pa probleme me rezultat 2:0 në “Etihad”.

Bernardo Silva (12’) dhe De Bruyne (70’) realizuan për Cityn, që ka 17 pikë në vendin e dytë.