Sport

Belotti dëshiron kalimin te Milani

Sulmuesi i Italisë, Andrea Belotti dëshiron që të transferohet te skuadra e Milanit pas përfundimit të sezonit aktual, ka njoftuar të hënën sajti italian “Calciomercato.

Bëhet e ditur se Belotti tashmë ka biseduar me drejtuesit e Milanit dhe synimi i tij është që të jetë pjesë e këtij ekipi prej sezonit të ardhshëm. Ai te Milani pritet të transferohet si lojtar i lirë pasi ka refuzuar rinovimin e kontratës me Torinon që i skadon në fund të edicionit aktual.

Sulmuesi 27-vjeçar është kapiten i Torinos dhe njëri prej lojtarëve më të vlerësuar në Serie A. Ai është pjesë e Torinos prej vitit 2015 kurse këtë sezon ka shënuar një gol në tri paraqitje.