Sport

Basketboll, Ylli “shkëlqen” ndaj Dritës

Golden Eagle Ylli e ka mposhtur thellë të dielën RC Cola Dritën me rezultat 71:106 (8:28, 19:21, 14:28, 30:29). Kjo ndeshje i ka takuar xhiros së pestë të Superligës së Kosovës në basetboll.

Therandasit e fituan çerekun e parë me 20 pikë epërsi, 8:28, ndërsa në periudhën e dytë, epërsinë më të lartë e kishte 18:45, kurse pjesa e parë përfundon me rezultat 27:49. Kampioni i Kosovës ishte bindshëm më i mirë edhe në çerekun e tretë. E fituan këtë pjesë 14:28, derisa rezultati pas 30 minutash ishte 41:77. 10 minutat e fundit ishin vetëm formal për Yllin që fitoi me rezultat të thellë, 106:71.

Më i dalluari te Ylli ishte Barret Benson me 31 pikë e 12 kërcime dhe Gëzim Morina me 23 pikë, 15 kërcime dhe 10 asistime. Ndërkohë Marcus Mayers u dallua te RC Cola Drita me 36 pikë e pesë asistime. Gjilanasit kanë pesë humbje në pesë ndeshje, kurse therandasit dy fitore dhe tri humbje.