Hendbollistët e Vëllaznimit e kanë fituar me përmbysje ndeshjen e javës së katërt të Superligës së Kosovës. Vëllaznimi të dielën në Gjakovë mposhti Deçanin me katër gola dallim, 34:30. Fitoren gjakovarët e kanë siguruar në pjesën e dytë, ndërsa pjesën e parë e fitoi Deçani 15:14.
Vëllaznimi është në vendin e pestë me katër pikë, ndërsa Deçani në vendin e parafundit dhe është në kërkim të pikëve të para në elitë.
Ndërkohë të shtunën edhe Rahoveci mposhti Kastriotit në Ferizaj me rezultat 30:27. Ishte ky derbi i javës së katërt të elitës së hendbollit kosovar.
Të shtunën fitore ka arritur edhe Trepça që mposhti Drenicën 36:23, ndërsa Prishtina me dhjetë gola dallim Zhegren, 36:26. Kampionia Besa Famgas arriti edhe një tjetër fitore bindëse ndaj Llapit, 33:18.
-
10 tetor 2021 23:15
-
Shpërndaje në: