Sport

Shaqiri e Xhaka në garë për ta thyer një rekord te Zvicra

Përfaqësuesja e Zvicrës do të luajë kundër Përfaqësueses së Irlandës Veriore sonte në orën 20:45. Për “helvetikët” do të jetë ndeshja e 14-të këtë vit.

Megjithatë, është garë ndërmjet dy shqiptarëve që përfaqësojnë këtë shtet, Xherdan Shaqirit dhe Granit Xhakës, për rekordin me më së shumti paraqitje.

Shaqiri ka luajtur 96 herë për Zvicrën deri tani.

Sulmuesi i krahut që luan te Lyoni në Francë, ndeshjen e parë me Zvicrën e zhvilloi më 3 mars të vitit 2010. Në atë kohë, futbollisti nga Zhegra ishte 18-vjeçar. Ishte ndeshje miqësore kundër Uruguait, përgatitje për Kupën e Botës. Ai kishte luajtur 12 minuta.

Shaqiri, i lindur më 10 tetor 1991, e feston ditëlindjen e 30-të të dielën. Ka ende shumë ndeshje para tij me Zvicrën. Nëse nuk ka lëndime, mund ta thyejë rekordin brenda dy vjetësh.

Granit Xhaka që është i lindur në vitin 1992, luan si mesfushor qendror dhe është një vit më i ri se Shaqiri si dhe i ka zhvilluar dy ndeshje më shumë. Pra, Xhaka ka 98 ndeshje të zhvilluara.

Megjithatë, Xhaka është i lënduar rëndë në gju dhe nuk do të luajë për një kohë të gjatë. Xhaka debutoi me Anglinë në barazimin 2:2 kundër Anglisë më 4 qershor të vitit 2011.

Rekordin me më së shumti ndeshje të luajtura me Zvicrën e mban Heinz Herman, me 118 paraqitje.