Sport

Hendboll, në Ferizaj e Gjakovë ndeshjet kryesore

Në Ferizaj e Gjakovë zhvillohen ndeshjet kryesore të Superligës së Kosovës në hendboll.

Në fundjavë në program është java e katërt.

Të shtunën prej orës 17:30 në Ferizaj takohen Kastrioti e Rahoveci, që synojnë t’i lënë prapa dështimet e xhiros së kaluar.

Ndeshjet tjera të së shtunës janë: Llapi – Besa Famgas (19:00), Zhegra – Prishtina (15:00), Drenica – Trepça (19:00). Besa, Prishtina e Trepça janë favorite. Ndeshje e mirë pritet të jetë edhe ajo që luhet të dielën nga ora 17:30 në Gjakovë në mes të Vëllaznimit dhe Deçanit. Deçanasit kërkojnë pikët e para në Superligë, ndërsa Vëllaznimi kërkon fitoren e dytë rresht.

Edhe hendbollistet e luajnë xhiron e katërt. Skuadrat favorite nuk pritet të kenë telashe për të shënuar fitoret e reja. Të shtunën janë takimet Shqiponja – Jusuf Gërvalla, Vëllaznimi – Ferizaj dhe Istogu – Ulpiana. Tri ndeshjet e së dielës janë: Prishtina – Vjosa, Vushtrria – Drita, Samadrexha – Kastrioti.