Sport

Turqia po barazon me Norvegjinë

Turqia e Norvegjia po barazojnë 1:1 në ndeshjen e grupit G të kualifikimeve për Botëror.

Turqia kaloi në epërsi me golin e shënuar nga Muhammed Akturokoglu. Ai realizoi që në minutën e shtatë.

Shifrat në 1:1, Norvegjia i barazoi në minutën e 41-të. Kristian Thorstvedt realizoi për norvegjezët.

Veton Berisha është në stol te Norvegjia.

Në ndeshjen tjetër të grupit G, Holanda po udhëheq 1:0 ndaj Letonisë. Davy Klaassen ka realizuar golin.