Sport

Immobile dhe Acerbi mbeten te Lazio

Ciro Immobile dhe Francesco Acerbi kanë arritur marrëveshje personale me Lazion për vazhdimin e kontratave.

Mediat italiane kanë bërë të ditur se sulmuesi Immobile do të mbetet pjesë e Lazios deri në vitin 2026.

Për një kohë të gjatë te klubi kryeqytetas do të mbetet edhe mbrojtësi Acerbi. Ai do të nënshkruajë kontratë deri në vitin 2025.

Immobile dhe Acerbi janë ndër lojtarët kryesorë te skuadra e Lazios.