Sport

Haalandi do ta refuzojë kontratën e re

Erling Haaland nuk do ta vazhdojë kontratën me Borussia Dortmundin.

Mediat gjermane kanë bërë të ditur se krerët e klubit janë duke përgatitur një kontratë e re, e cila pritet të refuzohet nga norvegjezi. Haalandi ka kontratë me Dortmundin deri në vitin 2024.

Interesim për 21-vjeçarin kanë shprehur skuadra si Manchester City, Real Madridi dhe PSG-ja.

Këtë sezon në tetë paraqitje në të gjitha garat ka shënuar 11 gola dhe ka bërë katër asistime.