Sport

Suele drejt kampionatit italian

Qendërmbrojtësi i Bayernit, Niklas Suele pritet që karrierën ta vazhdojë në Serie A prej sezonit të ardhmen. Sajti italian “Calciomercato” ka shkruar të premten se interesim për transferimin e tij kanë shprehur Juventusi e Interi. Në fakt, thuhet se dy skuadrat italiane tashmë kanë nisur kontaktet me përfaqësuesit e reprezentuesit gjerman.

26-vjeçari në fund të këtij edicioni do të jetë futbollist i lirë pasi nuk do ta rinovojë kontratën me ekipin bavrez. Suele këtë sezon ka 11 ndeshje për Bayernin, ekip të cilit iu bashkua nga Hoffenheimi në vitin 2017 për 25 milionë euro.