Sport

Arsenali interesohet për Azmounin

Descriptive Text

Skuadra e Arsenalit ka shprehur interesim për mesfushorin e Iranit, Sardar Azmounin kanë raportuar të premten mediumet britanike. Bëhet e ditur se Arsenali tashmë ka kontaktuar Zenitin në lidhje me transferimin e Azmounit në fillim të vitit të ardhshëm.

Mesfushori me tipare sulmuese ka kontratë me ekipin nga Rusia deri në fund të këtij edicioni dhe te Arsenali po shpresojnë ta transferojnë për një dëmshpërblim të vogël. Azmoun iu bashkua Zenitit në fillim të vitit 2019 nga Rubin Kazani dhe këtë edicion ka shënuar gjashtë gola në 12 ndeshje.

Ai gjithashtu, ka edhe 37 gola në 56 paraqitje për Përfaqësuesen e Iranit.