Sport

Leno mund të transferohet në Serie A

Bernd Leno mund të largohet nga Arsenali. Portieri gjerman ka humbur vendin e titullarit pas ardhjes së portierit, Aaron Ramsdale.

Portieri gjerman ka bërë të ditur se është i hapur për një aventurë në një skuadër të re. Ai nuk e ka përjashtuar mundësinë që të transferohet në Serie A.

Interesim për Lenon ka shfaqur Interi. Kampioni italian është në kërkim të zëvendësuesit për Samir Handanoviq.

Leno ka kontratë me Arsenalin deri në vitin 2023.