Sport

Shqiptarët e Lazios me fitore në Ligën e Evropës

Descriptive Text

Tre shqiptarë luajtën për Lazion të enjten mbrëma kur skuadra italiane triumfoi përballë Lokomotivës së Moskës, 2:0, në kuadër të Grupit E të Ligës së Evropës.

Thomas Strakosha në portë dhe mbrojtësi Elseid Hysaj ishin titullar te lacialët, derisa reprezentuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, u inkuadrua në lojë në minutën e 42-t në vend të Ciro Immobiles.

Muriqi pati mundësi të mira shënimi por nuk arriti ta tund rrjetën e portierit kundërshtar.

Kroati Toma Bashiq në minutën e 13-t dhe Patric në minutën e 38-t, ishin realizatorët e golave për skuadrën italiane.

Për skuadrën ruse ishte humbja e parë pas 10-t ndeshjeve rresht pa disfatë në të gjitha garat.

Në Grupin E, Lazio ka tri pikë nga dy ndeshje.

Lokomotiva e Moskës në vendin e fundit me një pikë.