Sport

Ulpiana e mbyll me epërsi pjesën e parë ndaj Prishtinës

Skuadra e Ulpianës e ka befasuar në pjesën e parë kampionen në fuqi të Kosovës në futboll, Prishtinën.

Pjesën e parë që është duke u zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, Ulpiana e mbylli me epërsi 1:0.

Golin e epërsisë e shënoi Ermir Rezi në minutën e fundit të pjesës së parë.