Sport

Çmimi i “Topit të Artë” do të jepet sivjet

Descriptive Text

Sivjet do të rikthehet çmimi prestigjioz “Topi i Artë”.

Vitin e kaluar ky çmim nuk u dha për futbollistin më të mirë, shkaku i pandemisë së koronavirusit.

“France Football” ka njoftuar të mërkurën se mbrëmja gala do të mbahet më 29 nëntor në Paris.

Ngjarja do të organizohet në “Theatre du Chatelet” të Parisit, vendin e njëjtë ku u mbajt para dy vjetësh.

Nominimet do të publikohen më 8 tetor.

Fitues i çmimit prestigjioz herën e fundit ishte Lionel Messi. Argjentinasi e fitoi çmimin në vitin 2019 duke mposhtur konkurrencën e qendërmbrojtësit holandez Virgil van Dijk dhe sulmuesit portugez, Cristiano Ronaldo.