Sport

Guardiola nuk e di si t’i ndalë yjet e PSG-së

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka folur para ndeshjes me Paris Saint-Germainin.

Trajneri spanjoll ka thënë se nuk e di se si t’i ndalë yjet e Parisit në duelin e Grupit A të Championsit.

“Nuk e di. Me këtë sasi të cilësisë, unë nuk e di se çfarë duhet të bëjmë për t'i ndaluar ata, sinqerisht. Unë nuk e di, ata janë aq të mirë. Ata kanë shumë lojtarë të talentuar dhe do të jetë shumë e vështirë. Ne do të përpiqemi”, deklaroi Guardiola.

Ndeshja PSG- Manchester City, luhet të martën nga ora 21:00.