Sport

Kosova U17 barazon me Bjellorusinë

Futbollistet e Kosovës U17 kanë barazuar me Bjellorusinë në ndeshjen e dytë kualifikuese për Evropianin e vitit të ardhshëm.

Ndeshja e luajtur të hënën mbrëma në Luksemburg përfundoi me shifrat 1:1. Bjellorusia kaloi në epërsi në minutën e tetë. Ndërsa rezultatin në 1:1 e barazoi Aurora Racaj në minutën e 71-të.

Kosova U17 mbetet në vend të parë në grupin e parë të Ligës B. I ka 4 pikë, sa edhe Bjellorusia në vend të dytë.

Luksemburgu është i treti me tri pikë. Kualifikimi në fazën tjetër do të varet nga ndeshja e fundit, të cilën Kosova e luan më 30 shtator ndaj Luksemburgut.