Sport

Fati nuk e po e ndien presionin e Messit

Descriptive Text

Ansu Fati thotë se nuk e ndien presionin pasi mori fanellën me numrin 10, të cilën e mbante ylli argjentinas, Lionel Messi.

Drejtuesit e klubit të Barcelonës e shohin talentin spanjoll si futbollist të së ardhmes, duke ia besuar numrin e Messit.

Përkundër kësaj, talenti 18-vjeçar thotë se ndihet i nderuar që do ta ketë këtë numër në vazhdimin e karrierës së tij.

“Nuk është aspak presion. Jam krenar që më është besuar numri 10-të, të cilin e ka mbajtur një lojtar i madh siç është Messi. Jam i lumtur për këtë mundësi të dhënë”, deklaro i Fati.

Fati u rikthye pas një lëndimi prej nëntë muajsh në ndeshjen e fundit ndaj Levantes.

Ai madje realizoi një gol në fitoren 3:0 të Barçës.