Sport

Stadiume unike në Katar për Botërorin 2022

Katari do të jetë nikoqir i Kampionatit Botëror që do të mbahet vitin e ardhshëm. Nikoqirët janë duke bërë përgatitjet e fundit për të pritur përfaqësueset pjesëmarrëse në Botëror.

Në Katar janë ndërtuar stadiume moderne për ta bërë sa më madhështore Kupën e Botës.

Një nga stadiumet në përfundim është edhe “Ras Abu Aboud”, që ka kapacitet prej 40 mijë ulëseve.

Me një pamje unike stadiumi “Ras Abu Aboud” do të jetë nikoqir i ndeshjeve deri në fazën e çerekfinaleve.