Sport

West Hami ia cakton çmimin Ricet

Descriptive Text

West Hami ia ka caktuar çmimin mesfushorit anglez, Declan Rice. Mesfushori 22-vjeçar është një ndër lojtarët kryesorë te klubi londinez duke tërhequr vëmendjen e shumë skuadrave evropiane.

Mediat angleze të hënën kanë raportuar se klubi për ta liruar Ricen po kërkon 123 milionë euro.

Interesim për Ricen kanë shprehur Manchester Unitedi dhe Chesea.

22-vjeçari ka kontratë me West Hamin deri në vitin 2024.

Këtë sezon ka luajtur gjashtë ndeshje në Premier League duke bërë dy asistime.