Sport

Barcelona rikthen interesimin për Cavanin

Barcelona ka rikthyer interesimin për sulmuesin Edinson Cavani. Sipas “Daily Mailit” klubi spanjoll do të tentojë transferimin e uruguaianit.

Cavani ka kontratë me Manchester Unitedin deri në qershor të vitit 2022 dhe nuk ka pranuar vazhdimin e saj.

Këtë po synon ta shfrytëzojë Barcelona për ta sjellë 34-vjeçarin në “Camp Nou”.

Cavani këtë sezon me “Djajtë e Kuq” ka luajtur vetëm 47 minuta në Premier League.