Calhanoglu: Milani, një sfidë e re

Calhanoglu: Milani, një sfidë e re

02 korrik 2017 13:50

Mesfushori turk, Hakan Calhanoglu ka mbërritur në Milano për të kompletuar transferimin te Milani.

Ai ka thënë se transferimi në Milan është një sfidë e re për të, ndërsa ka falënderuar Leverkusenin për tre vjet të jashtëzakonshme në Gjermani, transmeton Koha.net.

“Kontratën do ta nënshkruaj në Milano. Dua të falënderoj Leverkusenin, drejtorët dhe fansat për tre vite fantastike. Tani po shikoj drejt sfidës së ardhshme”, është shprehur ai për Bild.

Transferimi i tij raportohet se Milanit i ka kushtuar 20 milionë euro, plus katër të tjerë bonuse, ndërsa mesfushori turk do të përfitojë agë 2.5 milionë euro në sezon.

Calhanoglu pritet të nënshkruajë kontratë katër vjeçare me Rossonerët.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme