Sport

Ish-kampioni i notit nuk noton dot më

Ka fituar 5 medalje të arta në garat e notit nëpër olimpiada, por Ian Thorpe ka zbuluar se u bënë dy vite që nuk noton dot më, që kur është operuar në shpatull.

34-vjeçari australian thotë se tashmë është mësuar me jetën e tij të re.

“Kam pasur shumë probleme me shpatullën. Bëra një operacion që nuk ishte një rindërtim i shpatullës, por zëvendësim. Nuk notoj dot”, tha Thorpe për “Daily Telegraph”, transmeton TCH.

“Doktori më tha para operacionit se nuk do të isha në gjendje të notoja”, tregon Thorpe, i cili ka qenë sportisti më i suksesshëm në Olimpiadën e Sidnejt të vitit 2000.

Image