Sport

Lenjani asiston për barazimin e Grasshopperit

Ermir Lenjani ishte protagonist në barazimin 1:1 të Grasshopperit në udhëtim me Luganon, të enjten mbrëma në ndeshjen e xhiros së shtatë të elitës zvicerane.

Reprezentuesi i Shqipërisë në minutën e 91-të asistoi për Georg Margreitter që shënoi golin e barazimit.

I njëjti lojtar shënoi autogol në minutën e 50-të.

Për Grasshopperin ishte pika e shtatë. Renditet po ashtu në vend të shtatë.

Lenjani luajti prej minutës së 69-të, ndërsa në minutën e 63-të u aktivizua Amir Abrashi.

Florian Hoxha qëndroi në stol. Kreshnik Hajrizi mbuloi krahun e djathtë të mbrojtjes te Lugano dhe qëndroi në fushë deri në fund.

Amir Shaipi ishte në stol te skuadra që renditet e gjashta me 8 pikë.