Sport

Napoli në garë për portierin Onana

Pas Interit edhe skuadra e Napolit është futur në garë për portierin e Ajaxit, Andre Onana ka raportuar të mërkurën “Calciomercato”.

Portieri kamerunas në verën e ardhshme do të mbetet lojtar i lirë pasi i skadon kontrata me ekipin holandez.

Te Napoli pritet që së shpejti t’i nisin negociatat me përfaqësuesit e portierit 25-vjeçar, i cili është i suspenduar për shkak të dopingut deri në muajin nëntor. Onana ka 18 paraqitje me Përfaqësuesen e Kamerunit kurse te Ajaxi është prej vitit 2015 dhe me fanellën e ekipit holandez ka regjistruar mbi 200 ndeshje në të gjitha garat.