Sport

Dybala shënon gol fantastik kundër këtij “muri të gjallë”

Descriptive Text

Ylli i Juventusit, Paulo Dybala ka treguar aftësitë e tij edhe në pushime, në një ndeshje bamirësie në vendlindjen e tij.

Ai ka organizuar me miqtë e tij një ndeshje futbolli për të mbledhur fonde për Fondacionin “Smile”, transmeton Koha.net.

Gjatë ndeshjes ai u bë protagonisti kryesor gjatë një gjuajtje të lirë, kur i gjithë ekipi kundërshtar krijoi “murin e gjallë” në vijën e portës, por as ajo nuk e ndali yllin e Juventusit që të shënojë.