Sport

Lacazette i vendosur të largohet nga Arsenali në janar

Sulmuesi francez Alexandre Lacazzete është i vendosur të largohet nga skuadra e Arsenalit gjatë afatit kalimtar të janarit.

Thuhet se Lacazette tashmë ka njoftuar klubin për vendimin e tij, pasi ka refuzuar rinovimin e kontratës që i skadon në fund të këtij edicioni.

Për ta lënë të lirë francezin, Arsenali po kërkon të paktën 15 milionë euro kurse interesim për 30-vjeçarin kanë shprehur skuadrat nga La Liga, Atletico Madridi e Sevilla.

Lacazette është pjesë e Arsenalit prej vitit 2017 kur iu bashkua nga Lyoni për 53 milionë euro kurse këtë sezon ka shënuar një gol në dy ndeshje në të gjitha garat.