Sport

Martial do të largohet nga Unitedi

Descriptive Text

Sulmuesi i krahut, francezi Anthony Martial do të largohet nga skuadra e Manchester Unitedit gjatë miniafatit kalimtar të verës. Mediumet britanike kanë njoftuar të mërkurën se Unitedi tashmë e ka njoftuar Martialin se nuk bën pjesë në planet e trajnerit Ole Gunnar Solskjaer dhe është i lirë për të kërkuar klub që ta vazhdoj karrierën.

Për kartonin e Martialit, i cili ka kontratë deri në vitin 2024, Unitedi po kërkon rreth 30 milionë euro.

25-vjeçari këtë edicion ka vetëm pesë paraqitje për ekipin anglez, të cilit iu bashkua në vitin 2015 nga Monaco.