Sport

Giroud mungon ndaj Venezias

Oliver Giroud është larguar para kohe nga seanca stërvitore e Milanit dhe nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen kundër Venezias të mërkurën.

“Sky Sport Italia” raporton se sulmuesi francez vazhdon të ketë probleme të shpinës.

Ai mori një lëndim në ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Liverpoolit, ndeshje të cilën Milani e pësoi me rezultat 3:2.

Skuadra kuqezi synon fitoren pas barazimit të parë këtë edicion në elitën e futbollit italian kundër Juventusit.