Sport

Dumfries në radarin e Realit

Descriptive Text

Mbrojtësi i krahut të djathtë, Denzel Dumfries mund të largohet nga skuadra e Interit pas vetëm një sezoni.

Mediumet spanjolle kanë raportuar të martën se Real Madridi është i interesuar për shërbimet e holandezit, të cilin po synon ta transferojë në verën e vitit të ardhshëm.

Dumfries muaj më parë iu bashkua Interit nga PSV Eindhoveni dhe këtë sezon ka një asistim në katër paraqitje në të gjitha garat. 25-vjeçari ka kontratë me Interin deri në vitin 2025 kurse Reali është i gatshëm që për kartonin e tij t’i paguajë rreth 25 milionë euro.