Sport

Kjaeri humb dy ndeshje në Serie A

Skuadra e Milanit vazhdon të ketë probleme me lëndimet e lojtarëve.

Trajneri Stefano Pioli nuk do të mund të llogaritë në shërbimet e mbrojtësit, Simon Kjaer.

Mbrojtësi danez u lëndua në ndeshjen e fundit ndaj Juventusit, që përfundoi 1:1. Ai ka probleme muskulore në këmbën e djathtë. Sipas stafit mjekësor, Kjaeri do të humbasë dy ndeshjet në Serie A.

32-vjeçari mbetet në dyshim edhe për ndeshjen e Ligës së Kampionëve.