Sport

Rrahmani pret të luajë më shumë te Napoli

Descriptive Text

Amir Rrahmani shënoi gol me fanellën e Napolit këtë sezon.

Mbrojtësi kosovar realizoi në fitoren e thellë ndaj Udineses 4:0. Rrahmani është shprehur i lumtur me fitoren dhe golin e shënuar në këtë përballje.

“Ne fituam dhe tani duhet të kalojmë fokusin në ndeshjen e radhës. Dua të falënderoj Koulibalyn për asistimin, pres të marr më shumë minutazh te Napoli këtë sezon. Ka shumë ndeshje, por gjëja më e rëndësishme është të jesh gati në çdo kohë”, deklaroi Rrahmani.

Pas katër xhirove në Serie A, Napoli është lider me 12 pikë të tubuara.