Sport

Manchester Unitedi me kontratë milionëshe për Pogban

Manchester Unitedi ka vendosur ta mbaj me çdo kusht mesfushorin Paul Pogba.

Sipas “Daily Express” drejtuesit e klubit kanë përgatitur ofertën e re për francezin për ta bindur që ta vazhdoj kontratën që i skadon në fund të këtij sezoni.

Krerët e klubit thuhet se do t’i ofrojnë pagë javore prej 550 mijë eurosh vetëm për ta mbajtur në “Old Trafford”. Me kontratën e re, Pogba do të bëhej futbollisti më i paguar në histori të Premier Leagues. Këtë sezon, Pogba në pesë ndeshje të kampionatit anglez ka shtatë asistime.