Sport

Rashani vazhdon me formë të lartë, shënon gol tjetër për Clermontin

Descriptive Text

Reprezentuesi i Kosovës, Elbasan Rashani po vazhdon me formë të mirë në kampionatin francez. Rashani ka shënuar për Clermontin që po barazon 1:1 ndaj Brestit në kuadër të Ligue 1. Rashani shënoi për të barazuar shifrat në minutën e 65-të.

Për të është goli i katërt në gjashtë ndeshje kampionale. Ka edhe një asistim.