Sport

Shansi i fundit për Coutinhon

Descriptive Text

Mesfushori i Barcelonës, Philippe Cutinho, është rikthyer në fushën e gjelbër në mesjavën e kaluar në ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Bayern Munichut, pas nëntë muajsh mungesë shkaku i një lëndimi.

Drejtuesit e klubit spanjoll raportohet se do t’i japin edhe një mundësi mesfushorit brazilian që të tregojë aftësitë e tij në “Camp Nou”.

Klubi i madh i ka bërë me dije Coutinhos se do të mbetet vetëm në rast se arrin të përmbushë pritshmëritë me paraqitjet e tij.

Coutinho është pjesë e klubit spanjoll që nga viti 2018 kur u transferua nga Liveprooli për 135 milionë euro.