Sport

Ajzeraj e kalon Dritën në epërsi kundër Drenicës

Drita ka kaluar në epërsi kundër Drenicës në Skenderaj, në derbin e xhiros së pestë të Superligës.

Almir Ajzeraj ka shënuar në minutën e 13-të për Dritën.

Ai realizoi nga afërsia pas harkimi të Arbnor Mujës.

Në këtë ndeshje, ekipi nga Gjilani e ka përkrahjen e “Intelektualëve”.