Sport

Rahoveci ia shkakton humbjen e dytë Dritës

Descriptive Text

Skuadra e Rahovecit ka shënuar fitoren e parë këtë edicion në Superligën e Kosovës në basketboll. “Vreshtarët” të shtunën në palestrën “Mizahir Isma” kanë triumfuar ndaj Dritës me shifrat 99:73 në kuadër të xhiros së dytë.

Për Dritën, e kthyer pas shtatë vjetësh në elitë, kjo ishte humbja e dytë në po aq ndeshje të luajtura. Nick Banyard më “double-double” ka udhëhequr Rahovecin drejt fitores së parë. Ai ndeshjen e mbylli me 26 pikë e 15 kërcime, ndërsa amerikani tjetër, Milik Yarbough shtoi 24 pikë e 13 kërcime.

Te Drita, Mike Myers ishte më efikasi me 23 pikë, i përcjellë nga Bardh Jakupi me 21 pikë e 12 kërcime.