Sport

Juventusi synon Lacazetten në janar

Descriptive Text

Skuadra e Juventusit po synon transferimin e sulmuesit Alexandre Lacazette gjatë afatit kalimtar të janarit, ka raportuar të premten “Calciomercato”. Juventusi është i gatshëm t’i ofrojë Arsenalit 15 milionë euro për kartonin e Lacazettes, pasi sulmuesi ka kërkuar largimin nga ekipi londinez.

Lacazette e ka humbur vendin e titullarit te Arsenali këtë edicion dhe ka kontratë deri në fund të këtij sezoni. Ai ka shënuar një gol në dy ndeshje për Arsenalin deri më tani. 30-vjeçari është pjesë e Arsenalit prej vitit 2017 kur iu bashkua nga skuadra e Lyonit.

Për Lacazetten, interesim kanë shfaqur edhe skuadrat nga La Liga, Atletico Madridi e Sevilla.