Sport

Fazlija e pakënaqur me rezultatin e ndeshjes ndaj Shqipërisë

Selektorja e Kosovës, Afërdita Fazlija, nuk është ndarë e kënaqur me barazimin 1:1 me Shqipërinë.

Futbollistet e Shqipërisë dhe Kosovës barazuan 1:1 të enjten mbrëma në Elbasan në hapje të eliminatoreve për Botërorin e vitit 2023.

“Nuk jam e kënaqur me rezultatin. Ky rezultat nuk i përshtatet asnjëri ekip. Mendoj që në pjesën e parë kemi zhvilluar lojë të mirë dhe kishim raste më të pastra se Shqipëria. Penalltia e lehtë ka ardhur nga pakujdesia jonë. Pjesa e dytë ishte e tensionuar, përkundër instruksioneve në pushim për një lojë të qetë. U vumë në vështirësi pa nevojë, megjithatë e barazuam rezultatin. Kemi mundur ta fitojmë këtë ndeshje”, ka theksuar Fazlija për KOHËN.

Kosova të martën e ardhshme luan ndaj Norvegjisë, favorites së grupit.