Sport

Ajeti shënon në humbjen e Celticut

Albian Ajeti ka shënuar një gol për Celticun që pësoi disfatë nga Betisi me rezultatin 4:3 të enjten në kuadër të Grupit G të Ligës së Evropës.

Ajeti shënoi në minutën e 15-të për ta kaluar Celticun në epërsi, ndërsa në minutën e 26-të për 2:0 shënoi nga penalltia kroati Josip Juranoviq. Por, shpejtë Betisi barazoi rezultatin në 2:2.

Fillimisht në minutën e 32-të shënoi Juan Miranda, derisa tri minuta më vonë Juanmi shënoi golin e dytë për spanjollët. Në pjesën e dytë spanjollët shënuan dy gola të shpejtë. Borja Iblesias shënoi në minutën e 51-të, kurse dy minutë më vonë Juanmi shënoi sërish.

Anthony Ralston në minutën e 87-të shënoi për 4:3.