Sport

Kean thotë se nuk ka presion te Juventusi për ta zëvendësuar Ronaldon

Descriptive Text

Sulmuesi i Juventusit, Moise Kean ka insistuar se nuk ka fare presion për ta zëvendësuar Cristiano Ronaldon te ekipi italian.

Ai thotë se vetëm ndjenjë përgjegjësi për ta bartur fanellën e Juventusit.

Kean iu bashkua Juventusit nga Evertoni në ditën e fundit të afatit kalimtar të verës për ta zëvendësuar portugezin Ronaldo, i cili u largua nga Torino për t’iu bashkuar Manchester Unitedit.

“Nuk kam kurrfarë presione për ta zëvendësuar Ronaldon. Unë dua të luaj dhe ta ndihmoj ekipin. Nuk ka presion dhe përgjegjësia e vetme është bartja e fanellës së Juventusit”, është shprehur 21- vjeçari.