Sport

Hakimi ëndërron sërish të luajë për Real Madridin

Achraf Hakimi ëndërron që të veshë sërish fanellën e Real Madridit.

Një gjë e tillë është konfirmuar nga trajneri italian, Antonii Conte, i cili ka punuar me futbollistin tek Interi në edicionin e kaluar.

Të dy më pas u larguan nga skuadra italiane. Hakimi u transferua te PSG-ja për 60 milionë euro.

“Ëndrra e tij është që të luajë sërish për Real Madridin dhe të jetë lojtar kyç”, u shpreh Conte.

22-vjeçari është rritur te Real Madridit, por për ekipin e parë ka regjistruar vetëm 17 ndeshje, duke shënuar dy gola dhe një asistim.

Ka qenë i huazuar te Dortmundi për dy edicione (2018-2020). Në verën e vitit 2020 kaloi tek Interi për 43 milionë euro.

Kurse gjatë kësaj vere u transferua te PSG-ja ku ka shënuar një gol dhe ka bërë dy asistime në pesë ndeshje.