Sport

Dybala ende nuk ka pranuar vazhdimin e kontratës me Juventusin

Futbollisti argjentinas, Paulo Dybala ende nuk ka pranuar vazhdimin e kontratës me skuadrën e Juventusit, raporton të enjten “Tuttosport”.

Është raportuar se Juventusi ka kërkuar nga sulmuesi i Argjentinës të nënshkruar kontratë afatgjate, gjë e cila deri tash është refuzuar.

27-vjeçari këtë edicion në Serie A dhe Ligën e Kampionëve ka shënuar dy gola dhe ka kontribuar me një asistim në tri paraqitje.

Me “Zonjën e Vjetër” ka kontratë deri në qershor të vitit 2022. Juventusit iu bashkua në vitin 2015 nga skuadra e Palermos.