Sport

Koemanit i jepet ultimatum për ta evituar shkarkimin

Descriptive Text

Trajnerit Ronald Koeman i është dhënë ultimatum për ta shpëtuar vendin e tij nga drejtuesit e Barcelonës, kanë raportuar të enjten mediumet spanjolle. Bëhet e ditur se krerët e Barcelonës, në veçanti presidenti Joan Laporta ka mbetur tejet i zhgënjyer me humbjen 3:0 nga Bayerni në ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve.

Kështu që, ai e ka paralajmëruar Koemanin se do të shkarkohet nëse nuk merr pikët maksimale në tri ndeshjet e ardhshme të La Ligas. Pra, Koeman duhet ta mposht Granadan, Cadizin dhe Levanten për ta ruajtur vendin e tij të punës. Trajneri holandez është në krye të Barcelonës prej vitit 2019 dhe ka kontratë deri në fund të këtij sezoni.